Projekti SHG1602: Iniciativa për pastrimin e ambientit

Artikull i shkruar nga Sedat Selimaj

Më datën 21.03.2016 me rastin e ditës së pranverës në fshatin Greikoc u organizua iniciativa për pastrimin e ambientit.

Iniciativa për pastrimin e fshatit Greikoc u mundësua dhe u financua nga shkoqata “Greikoci” e cila punon dhe vepron në Kleindöttingen AG të Zvicerës që udhëheqet nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicer.
Menaxhues i projektit ishte njëri nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Greikoci” z.Rexhep Neziraj i cili kishte ardhur enkas për këtë arsye dhe u ndihmua nga kordinatori në Kosovë z.Ramadan Canaj. Kësaj iniciative ju dolën në ndihmë banor të fshatit edhe nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Greikocit” të udhëhequr nga drejtoria dhe arsimtarët e shkollës.
Pastrimi i fshatit filloi nga rrugët e shkollës dhe vazhdoj në tër fshatin,ku u bë pastrimi përafërsisht 80% të hapësirës së fshatit ku u grumbulluan më shumë se dy kamion me mbeturina të llojëve të ndryshme.

Shoqata Greikoci falënderonë të gjithë pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kësaj iniciative.

IMG-20160321-WA0014 IMG-20160321-WA0031 IMG-20160321-WA0027 IMG-20160321-WA0028 IMG-20160321-WA0022 IMG-20160321-WA0026 IMG-20160321-WA0010

Rreth autorit

Sedat Selimaj

Komento